Prokurori firmos marrjen e trupit të Kacifas nga morgu
Familjarët e Kostandinos Kacifas, minoritari grek që mbeti i vrarë pas një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENEA janë nisur drejt Tiranës për të marrë trupin e pajetë të 35-vjeçarit.
Prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi ka firmosur vendimin që familja e Kacifas të tërheqë trupin e 35-vjecarit të vrarë nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës, 9 ditë më parë.
Kacifa mbeti i vrarë më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës. Trupi i tij u dërgua në morgun e Tiranës ku një grup prej katër ekspertësh të Institutit të Mjekësisë Ligjore, kryen ekspertizën.
KOHA JONË SONDAZH

