Prokurori Gjon Fusha komandohet drejtues i Apelit të Gjirokastrës

Me 10 vota pro KLP ka vendosur komandimin e Gjon Fushës si drejtues i Prokurorisë së Apelit të Gjirokastrës.

Kjo prokurori kishte mbetur pasi më 8 korrik KPK shkarkoi ish-drejtuesin e saj Alfred Agollin. Gjon Fusha ka qenë kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi vitin e kaluar.

Po ashtu në sot miratohen dhe opinionet për kandidatët që kanë aplikuar për t’u komanduar në tre pozicionet e lira në Prokurorinë e Përgjithshme, Drejtor Kabineti, drejtor në Drejtorinë e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë si dhe Dekriminalizimit dhe pozicionin e specialistit/ ndihmësmagjistrat dhe Drejtorinë e Studimeve, Inspektimit dhe Çështjeve të tjera Ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kandidat prokuror janë Pranvera Pustina, Ols Dado, Arens Çela kurse Orgert Rumnici u përjashtua pasi KLP konstatoi se komandimi i tij në PP do të ndikonte në veprimtarinë e punës së tij në Prokurorinë e Beratit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu me 8 vota pro u vendos për dhënie leje të papaguar prokurores së Shkodrës, Esmeralda Ndoci përgjatë periudhës 24 mujore që ajo kërkoi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?