Prokurori i Antimafias italiane: Krimi shqiptar me Ndragetën kontrollojnë trafikun e kokainës në Evropë!

Federico Cafiero De Raho, prokurori italian i Antimafies tha sot nga Tirana se “me kriminalitetin e Ndragetës, krimi shqiptar ka lidhur marrëveshje, punojnë shpesh të dyja palët dhe organizata zhvillohet mbi një territor të tërë evropian, mbi portet e Evropës.

Organizatat marrin sasi të mëdha kokaine të eksportuara që kthehen në pasuri,që shtrihen jo vetëm në Evropë. Organizata italiane Ndrageta e ka shtrirë edhe në Kanada e Amerikë, veprimtarinë e saj, është shumë e përhapur dhe ka vënë mënjanë një pasuri shumë të madhe.

Me angazhimin që Italia ka treguar në luftën kundër krimit mafioz në vitet 80-90 por edhe kundër grupeve të tjera kriminale Italia ka fituar një legjislacion shumë të fuqishëm, aty ku u mendua që të gjendeshin mënyra specifike për luftën ndaj mafies.

Italia po përpiqet ta përhapë, konfiskimin e pasurive si parandalues, një mjet shumë efikas për të goditur pasuritë mafioze.

Ai politikan qe e hartoi legjislacionin u vra nga mafia dhe parlamenti priti deri sa u vra dhe prefekti i Palermos dhe më pas miratoi një ligj themelor që përmirësoi mjetet, por duhet të ndodhte edhe ngjarja e rëndë ku u vra gjyqtari Falcone me eskortën e tij që të miratoheshin dispozitat ligjore për regjimin në burgje të posaçme për ata që kanë kryer vepra penale mafioze.

Drejtësia shqiptare është duke përshkuar një rrugë të ngjashme me atë të Italisë. Duhet ndaluar mafia që të vazhdojë të qeverisë e të mbajë lidhjet me jashtë. Të burgosurit duhet të kenë një ndërprerje totale me të gjithë lidhjet jashtë, të ndërpriten bisedat dhe të ndiqen bisedat moment pas momenti.”

SHKARKO APP