Prokurori i Breshias: ISIS ka baza në Shqipëri

Rekrutimi dhe stërvitja e militantëve të ISIS bëhet nga një organizatë me bazë në Shqipëri e Itali. Në Shqipëri janë zbuluar qendra stërvitjeje dhe propagande, si dhe qindra militantë, disa prej të cilëve janë në kontakt të vazhdueshëm me personazhe që lëvzin në Itali, veçanërisht në zonën e Breshias. Në këtë zonë, në veri të Italisë, organizata synon të ketë në mesin e saj shtetas italianë. Këto të dhënë vijnë nga një seri hetimesh të autoriteteve italiane, në bashkëpunim me ato shqiptare. Ato bëhen më të besueshme dhe më shetësuese pas gjetjes së një dokumenti të ISIS të shkruar në italisht. Të gjitha këto detaje janë dhënë nga prokurori i Breshias, Luigi Maria Dell’Osso, prokuror i Breshias.

“Ekziston një lidhje, një aks mes disa personave mbi të cilët po zhvillohen hetime. Kemi verifikuar lidhjet e tyre me elementë nga vendet fqinje në lindje, si Shqipëria”, -ka pohuar ai.

Prokurori i Breshias thotë se Shqipëria është bazë e rekrutimit dhe stërvitjes së xhihadistëve të ISIS dhe se personat që stërviten në këto baza kanë lidhje me xhihadistë e rekrutues të tyre që jetojnë në Breshia.

Ai shprehet se drejtoria e aniterrorizmit në prokurorinë e Breshias po bashkëpunon me autoritetet shqitpare, që tashmë kanë zbuluar se janë rreth 100 persona që merreshin me rekrutimin e luftëtarëve dhe që ishin pikë referimi e tërheqjeje të kësaj forme të fanatizmit.

Rekrutimet bëhen edhe në Breshia, thotë ai, teksa kujton se në shpërthimin e ndodhur në një diskotekë në Bombei të Indisë, disa vite më parë u gjetën gjurmë që të çonin në këtë qytet.

Sipas prokurorit italian, disa nga personat e hetuar në Itali për terrorizëm janë të lidhur me shqiptarë dhe kanë rol në rekrutimin dhe stërvitjen e luftëtarëve të ardhshëm të ISIS. Zbulimi i tyre është bërë nga hetimet e zakonshme dhe nga sinjalet e ardhura për operacione financiare të dyshimta.

 Dell’Osso nënvizon se kur flitet për terrorizmin, duhet të merret në konsideratë fakti se lufta është shumë e shtrenjtë dhe për pasojë ka nevojë për financime të mëdha, të cilat bëhen kryesisht përmes agjencive që merren me tranferimin e shpejtë të parave.

Një celulë e rekrutimit të xhihadistëve u godit në Shqipëri vitin e kaluar dhe disa persona përfunduan në pranga. Sipas të dhënave të autoriteteve shqiptare mbi 100 shqiptarë kanë luftuar për ISIS. Mes tyre ka patur edhe viktima dhe disa të plagosur.

SHKARKO APP