Prokurori i dekoruar nga SHBA urdhëroi arrestimin e Doshit dhe Frrokut

Shumëkujt i ka rënë në sy qendrimi i ashpër i amerikanëve ndaj deputetit Tom Doshi.

Menjëherë pas deklaratave të para të tij, ata thanë se ai është i implikuar në krime.

Ndërkohë që kishte nisur hetimi, në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rrënda u vendos Adnan Xholi, 40 vjeç.

Ai zëvendësoi Eugen Becin, i përfolur nga Doshi si i implikuar në këtë aferë.

Koincidencë ose jo, por prokurori Xholi është nderuar me një certifikatë mirënjohjeje në prill 2014 nga Prokurori i Teksasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Xhon Bejls dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Byrosë Federale të Hetimit (FBI), Xhejms Komi për ndihmën në zbardhjen një rasti të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave me përfshirjen e qytetarit shqiptaro-amerikan me shkronjat nistore të emrit “F.Sh.”.

Ky shqiptaro-amerikan ishte dënuar në Shqipëri për trafik droge dhe kishte të njejtën akuzë në Teksas si dhe pastrim të parave.

SHKARKO APP