Prokurori i Përgjithshëm i Suedisë në Shqipëri, takime me Llallën dhe Manjanin
Prokurori i Përgjithshëm i Suedisë, Anders Perklev, do të vizitojë Tiranën në datat 2-3 maj 2016.
Autoriteti i Prokurorisë Suedeze aktualisht po drejton planifikimin e një programi bashkëpunimi e zhvillimi ndërmjet Suedisë dhe Shqipërisë në fushën e drejtësisë për të mitur, që do të zbatohet në bashkëpunim me Policinë Suedeze, Administratën Suedeze të Gjykatave, me Burgun dhe Shërbimin e Provës Suedez. Vizita e erklev do të shërbejë për të përforcuar mbështetjen për këtë program.
Ideja e këtij programi është që të integrojë të gjithë zinxhirin e drejtësisë, në mënyrë që të përdoret ekspertiza e të gjitha institucioneve të përfshira, duke e trajtuar këtë fushë në mënyrë gjithëpërfshirëse. Kjo është një qasje e re, e cila nuk është përdorur më parë – as në programin suedez për zhvillim, as në Shqipëri. Forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimi janë objektivat kryesorë të këtij programi, me rëndësi të veçantë, kur kanë të bëjnë me shkelësit e ligjit në moshë të mitur.
Gjatë vizitës së tij, Perklev do të takohet me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, Ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani dhe përfaqësues të tjerë të nivelit të lartë të institucioneve të përfshira në program.
Anders Perklev është Prokuror i Përgjithshëm i Suedisë që nga viti 2008. Gjatë vitit 2015, Perklev ka patur edhe detyrën President i Rrjetit të Prokurorëve Publikë apo institucioneve ekuivalente në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë të Bashkimit Europian.
Read the news in english version:
Swedish Prosecutor-General visits Albania
The Swedish Prosecutor-General Mr Anders Perklev will visit Tirana on 2-3 of May 2016. The Swedish Prosecution Authority is currently leading the planning of a development cooperation programme between Sweden and Albania in the field of juvenile justice, to be carried out together with the Swedish Police, the Swedish National Courts Administration and the Swedish Prison and Probation Service. The visit of Mr Perklev will serve to reinforce support for this programme.
The idea behind the programme is to integrate the entire justice chain, in order to use the expertise of all institutions involved and tackle the area in a holistic way. This is a new approach which has not been used before – either in a Swedish development programme or in Albania. Strengthening inter-agency cooperation and coordination is one of the main objectives of the programme, of particular importance when dealing with young offenders.
During his visit, Mr Perklev will meet with General Prosecutor Mr Adriatik Llalla, Minister of Justice Mr Ylli Manjani and other high-level representatives of the institutions involved in the programme.
Mr Anders Perklev has been the Swedish Prosecutor-General since 2008. During 2015, Mr Perklev served as the President of the Network of Public Prosecutors or equivalent Institutions at the Supreme Judicial Court of the European Union.
KOHA JONË SONDAZH

