Prokurori nuk pranoi arrestimin e Neranxit

Nikollaq Neranxi u la i lirë pasi Prokurori nuk pranoi të firmosë arrestimin e tij.

Përfaqësuesi i akuzës është njohur me ngjarjen dhe vendosi që Neranxi të procedohet në gjendje të lirë me akuzën e kundërshtimit të punonjësit të rendit publik, rapororton Panorama.

Pas 6 orë ndalimi të padrejtë dhe absurd nga Policia, tashmë jam lënë i lirë. Këtë ngjarje të shëmtuar do kemi kohë ta analizojmë në ditët në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për momentin dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë. Jam shumë i prekur nga reagimi juaj. Jam me fat që kam kaq shumë miq dhe dashamirës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky ka qenë statusi që biznesmeni ka publikuar në profilin e tij në “Facebook”, pak pasi kishte dalë nga Komisariati nr.6, ku qëndroi për 6 orë.

Neranxi thotë se nuk kishte fyer asnjë punonjës policie, siç pretendohej në njoftimin zyrtar të shpërndarë për mediat, por ishte provokuar nga vetë ata. Nga ana tjetër sipas policisë, Neranxi i ka sharë, ofenduar dhe kundërshtuar punonjësit e policisë që i kishin vënë gobë makinave të parkuara në një nga rrugët dytësore të autostradës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?