Prokurori që çoi në pranga gjyqtaren Hoxha

Prokurori i cili çoi në pranga gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe zyrtarë të tjerë në Gjykatën e Krujës, mësohet se është Altin Dumani. 46-vjeçare vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit.

Ai ka lindur në Shupenzë të Dibrës, dhe njihet si “prokurori i pakompromis”. Ai është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task-Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha.

Ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror, në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë, ndërsa sot është kreu i komanduar i prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda.

Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000, një post sipas Dumanit që u refuzua nga shumë të tjerë për shkak të çështjeve problematike atje.

SHKARKO APP