Prokuroria bllokon “11 katëshin’’, banorët kundërshtojnë sekuestrimin e tij

Pas bllokimit të pallatit 11 katësh në sheshin e “Flamurit” në Vlorë, banorët kanë kundërshtuar sekuestrimin e tij.

Gjysma e pallatit për të cilin dyshohet se është ndërtuar me leje të falsifikuar , është i banuar.

Prokuroriia ka vendosur masën e sekuestros të 11 katëshit , deri në përfundim të hetimeve.

Në lidhje me këtë ndërtim po procedohen penalisht , kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika, shefja e urbanistikës në Bashkinë e Vlorës Dorjana Sulaj , si dhe ndërtuesi Artur Haxhi.

Grupi i hetimit ka hyrë me forcë gjatë ditës së djeshme në zyrën e kryebashkiakut të Vlorës , për të sekuestruar dokumentet e nevojshme për hetimin, pasi kryebashkiaku Gjika nuk ka pranuar të dorëzojë çelësin e zyrës.

Por sipas avokatit mbrojtës të Gjikës, hetuesit nuk kanë mundur të gjejnë asnjë dokument që e implikojnë Gjikën në akuzën e ngritur nga prokroria atë të “falsifikimit të dokumenteve” dhe “shpërdorimit të detyrës”.

SHKARKO APP