Prokuroria dërgon në gjyq 70-vjeçarin që vrau vajzën e vet

 

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar në gjykatë dosjen e 70-vjeçarit Doksan Dushku, që akuzohet për vrasjen e së bijës.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se Dushku është autori i vrasjes së Fatmira Dushkut, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Sllatinë të Dibrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ka ndodhur më 28 maj 2014.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkak për këtë ngjarje të rëndë, sipas prokurorisë, ka qenë një lidhje e 21-vjeçares, me një kushëri jo shumë të afërt.

Vajza kishte mbetur shtatzënë nga kjo lidhje dhe kjo ka bërë që i ati, pas debateve të forta dhe sherreve në familje, ta vrasë të bijën në oborrin e shtëpisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?