Prokuroria dërgon për gjykim efektivin e policisë së Kavajës

Prokuroria e Kavajës ka përfunduar brenda 3 javëve hetimin dhe ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj shtetasit Pajtim Muhaj, efektiv i Komisariatit të Policisë Kavajës, i akuzuar për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal. Prokuroria e Kavajës e regjistroi kryesisht procedimin në datë 20 Shkurt 2015, pasi në televizion u shfaq publikisht një video amatore, në të cilën i pandehuri, gjatë ushtrimit të detyrës, po rrihte një shtetas, i cili ishte i dyshuar për një vepër tjetër penale. Nga pamjet në videon amatore, konstatohet se efektivi i policisë Muhaj, ka goditur me shkelma në fytyrë personin e ndaluar, duke i shkaktuar dëme fizike.

Në bazë të hetimeve, rezultoi se rrahja që efektivi i policisë i bënte shtetasit të ndaluar ishte në tejkalim të parashikimeve të ligjit “Për policinë e Shtetit”.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Kavajës e akuzon shtetasin Pajtim Muhaj për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?