Prokuroria dhe policia të sekuestrojnë shpejt çdo kasetë filmike dhe të fillojnë hetimet

 

Menjehere pas daljes se kreut te PD-se Lulzim Basha qe akuzoi Ilir Meten dhe  i kerkoi atij doreheqjen e menjehershme, doli nga selia e Kryesise se Kuvendit Spartak Braho kryetar i Komisionit Parlamentar te Sigurise Kombetare ku tha se Tom Doshi eshte ankimuar prane tyre dhe ministrit Tahiri per atentat, porse atehere ka thene se kunati i Berishes, Agim Rama ka paguar 500 mije euro per te me vrare, nderkohe qe tani sipas rastit e politikes se dites ai thote se don te me vrase Ilir Meta. Ndaj, theksoi zoti Braho, duhet qe Policia dhe Prokuroria e Pergjithshme te filloje hetimin e te sekuestroje çdo kasete filmike qe deputeti thote se e ka ne menyre qe te hetohet shpejt e te  mos spekullohet.

 

Deklarata për shtyp e Kryetarit të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, z. Spartak Braho

 

Me cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë para disa muajsh më është bërë e ditur nga Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta lidhur me pretendime e shprehura nga deputeti Tom Doshi se ai kishte patur informacion se po përgatitej një atentat ndaj tij dhe deputetit Mëhill Fufi, pasi persona të afërt me ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe më konkretisht kunati i tij z. Agim Rama, kishin ofruar shuma të konsiderueshme deri në 500 mijë euro për eliminimin fizik të tyre me qëllim destabilizimin politik të vendit duke synuar të fajësojnë për këtë akt Kryetarin e Kuvendit z. Meta.

Pasi u informova nga z. Meta për këtë çështje, u thirr Ministri i Brendshëm, Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, të cilët u vunë në dijeni për informacionin dhe bisedën e bërë nga z. Doshi dhe meqenëse kjo u vlerësua si një çështje që kishte të bënte jo vetëm me një akt kriminal, që po përgatitej, por edhe me shqetësimin se po vihej në rrezik jeta e deputetëve të mësipërm, ju kërkua atyre të zbardhej menjëherë kjo çështje si edhe të viheshin në mbrojtje të dy deputetët që pretendohej se ishin të rrezikuar për jetën.

Sot, pa komentuar deklaratat e ndryshme të deputetit Doshi të bëra në kohë të ndryshme sipas rrethanave dhe situatave politike, si Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare kërkoj që faktet e pretenduara prej tij, qofshin ato video e gjithçka tjetër të cila në qoftë se nuk dorëzohen sa më parë të sekuestrohen nga Policia dhe Prokuroria, së bashku me personat e tjerë të implikuar në këtë çështje t’i denoncojë duke iu drejtuar organeve të drejtësisë për të hetuar vërtetësinë e tyre, për t’i zbardhur së më parë. Ndërkohë i kërkoj përsëri Policisë së Shtetit të vijojë marrjen në mbrojtje të dy deputetëve Doshi e Fufi të kërcënuar për jetën, sipas z. Doshi.

Ky është një informim paraprak në respekt të opinionit publik dhe medias, pasi ne jemi këtu për të punuar në vazhdimësi së bashku.

SHKARKO APP