Prokuroria e Hanoverit: Ja si ramë në gjurmët e laboratorit të kokainës

Rrjeti i trafikut të kokainës që ngriti laboratorin e përpunimit të drogës në Xibrakë të Elbasanit, po hetohet paralelisht në Gjermani dhe në Shqipëri. Prokuroria eHanoverit në një deklaratë të lëshuar sot për mediat bën me dije se ka nisur hetimet për këtë grup që nga marsi i vitit 2014, ndërsa dyshohet se trafikonin sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut për në Evropë. Prokrura e Hanoverit thotë se ishin dy persona në Gjermani të parët që ngjallën dyshime për hetime, më pas në vjeshtë të vitit 2014 është kërkuar ndihma e organeve hetuese shqiptare.

JA DETAJET E HETIMIT NË GJERMA NI

“Që nga marsi i vitit 2014 Inspektorati Qendror për Krimet në Gëtingen (ZKI Göttingen) nën drejtimin e Prokuroris ë së Hanoverit, Zyrës Qendrore për Çështje Penale në Fushën e Narkotikëv e, po kryen hetime në mbulim në ngarkim të një rrjeti ndërkomb ëtar trafiku lëndësh narkotike, i cili dyshohej që trafikonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut për në Evropë. Fillimisht hetimet nisën në ngarkim të një shtetasi shqiptar 46­-vjeçar, i cili banonte përkohësi sht në Hameln, si edhe një 47­-vjeçareje nga Bodenverd eri (Bodenwerder), e dyshuar si bashkëpu nëtore e tij. Pasi në vjeshtën e vitit 2014 u shtuan dyshimet që baza e kokainës ndodhej në Shqipëri, autoriteteve të atjeshme iu dërgua një kërkesë për mbështetje , duke u përcjellë edhe informacio net e nevojshme . Hetimet në Shqipëri çuan në zbulimin e një laboratori të madh kokaine në një kompleks ndërtesas h të veçuara dhe të ruajtura me masa shumë të larta sigurie në afërsi të qytetit të Elbasanit. Në datën 14.01.201 5 njësitë speciale të Policisë së Shtetit Shqiptar kryen kontrolle ndër të tjera edhe në këtë objekt. Gjatë kontrolleve të kryera u arrit të sekuestro heshin në një automjet rreth 20 kg kokainë e pastër. Më tej, autoritetet shqiptare sekuestru an edhe disa armë, midis të cilave një armë automatike , para’ në monedha të ndryshme me një vlerë totale prej mbi 400.000 eurosh si edhe disa automjete dhe sasi të mëdha kimikatesh .Nga hetimet paraprake dyshohet që kokaina është përzier në Amerikën e Jugut me substanca të parreziksh me dhe pas mbërritjes përftohej sërish në Shqipëri. Dyshohet që laboratori i kokainës ka funksionua r prej disa muajsh. Ende vazhdojnë hetimet për të zbuluar se sa drogë mund të jetë prodhuar gjithsej në laborator. Në Shqipëri u arrestuan 11 shtetas. Ndër të arrestuarit janë edhe dy kolumbian ë si edhe 46­-vjeçari nga Hamelni. Përveç tyre u arrestua edhe njëri nga nipërit e ishdiktatorit shqiptar Enver Hoxha. Me sa është bërë e ditur, pjesa më e madhe e të akzuarve në Shqipëri ka marrë masën e sigurisë arrest me burg. Hetimet e autoritetev e shqiptare i mbështetë n atje edhe një prokuror i Prokuroris ë së Hanoverit, oficerë krimesh të Inspektora tit të Gëtingenit dhe Policisë Federale Kriminale si edhe ekspertë të Zyrës Kriminale të Landit Nidersaks en. Tëmërkurën në Hameln dhe Bodenverd er u kontrolluan banesat e 46­vjeçarit dhe 47-vjeçares së dyshuar si bashkëpu re. Hetimet vazhdojnë. Informacio ne të mëtejshme mund të merren pranë Prokuroris ë së Hanoverit".

SHKARKO APP