Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protestat në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha dhe Rama
  • Europa e Lirë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Big Brother VIP
  • Kompany
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protestat në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha dhe Rama
  • Europa e Lirë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Big Brother VIP
  • Kompany
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Prokuroria e Krujës kërkon të kthejë në qeli Endrit Doklen: Gjyqtarja tregoi anshmëri

Aktualitet E mërkurë, 15 Janar 2020 18:42
Prokuroria e Krujës kërkon të kthejë në qeli Endrit Doklen: Gjyqtarja tregoi anshmëri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prokuroria e Krujës ka depozituar apelimin për vendimin e lirimit të të fortit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, pasi e cilëson si të paligjshëm dhe kërkon që i forti i Bandës së Durrësit të kthehet në qeli. Në shkresën zyrtare, të depozituar në sekretarinë e Gjykatës, për të cilën është vënë në dijeni edhe Prokuroria e Përgjithshme, shkruhert se kërkohet edhe përjashtimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha nga gjykimi i kësaj çështjeje. Organi i akuzës shprehet se Hoxha e ka trajtuar këtë çështje sipas bindjeve personale duke mos treguar paanshmëri dhe duke mos ndjekur rrugën ligjore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Prokuroria ka paraqitur kërkesë për përjashtimin e gjyqtares së cështjes, me arsyetimin se pasi është njohur me fashikullin e gjykimit ka rezultuar se i njëjti trup gjykues ka gjykuar kerkesa të tjera penale si ndryshimi i llojit të sigurisë së burgut, njohje paraburgimi, amnistisë, etj, dhe krijoi bindjen e plotë se ky trup gjykues ka paragjykuar cështjen. Fakte këto që tregonin se kjo gjyqtare nuk krijonte besimin e duhur për të vazhduar të shqyrtonte këtë çështje. Në bazë të testit të objektivitetit duhet të përcaktohet nëse, përveç faktit të sjelljes personale të gjyqtarit, ekzistojne fakte të vërtetueshme që mund të ngrenë dyshime përsa i perket paanshmerisë së tij” Faktet të cilat iu parashtruan gjykatës ishin të mjaftueshme dhe tërësisht të verifikueshme si për faktin e dhënies së vendimeve në favor të kërkuesit ashtu dhe të kohës së dhënies së tyre. Në rastin konkret gjyqtarja nuk ofronte garanci për të qenë e panashme,”- shkruhet ndër të tjera në dokument.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 2 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 3 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 3 orësh

Gjithashtu, Prokuroria e Krujës shton se lirimi i Endrit Dokles u krye pasi Gjykata ka llogaritur edhe amnistinë si ditë burgu, gjë që sipas Akuzës nuk është e ligjshme. “Në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje. Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje si dhe për të dënuarit për kryerjen e veprave penale të parashikuara në nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c apo paragrafi i tretë i nenit 100. Sipas nenit 65 të kodit penal kushtet e tjera janë janë : – të ketë vuajtur jo më pak se 35 vite burgim; – gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore; çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij. Në lidhje më periudhën e vuajtjes së dënimit vlerësojme se: Kërkuesi nuk ka përmbushur kriterin formal, që kërkon neni 65 i Kodit Penal, lidhur me kohën efektive të vuajtjes së dënimit, sepse përrllogaritjes së periudhës së dënimit të vuajtur nga i dënuari deri më datën e raportit ( në ditë, muaj, vite) janë përkatësisht 25 vjet e 6 muaj e dhjetë ditë dukë përfshirë periudhën e amnistisë e njohur me vendim gjykate përkatësisht 4 vite. Sipas ligjas në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje. Sikurse u theksua më sipër, kërkuesi nuk provoi plotësimin e afatit që të mund të vlerësohet si e tillë dhe kësisoj kërkesa do të konsiderohet si e pambështetur në ligj e në prova dhe si e papranueshme,”– thuhet më tej në shkresë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Më tej, Prokuroria e krujës e cilëson Endrit Doklen si një person që nuk ka realizuar riedikimin e tij, pasi nuk e ka pranuar ende veprën e bërë dhe ka kërkuar pafajësi. Sipas Akuzës, një nga kushtet që një i dënuar me burgim të përjetshëm të përfitojë lirim me kusht, është piëk së pari, pranimi i veprës penale. Organi i Akuzës shton gjithashtu se fakti që avokati është shprehur se Dokle është në gjendje depressive nuk ka prova.

“Fakti që kërkuesi nuk shprehet për pendesë e bën dhe raportet e shërbimit të provës dhe IEVP, në lidhje elementin e riedukimit të të dënuarit Endrit Dokle, të pa plota për të vlërësuar qëllimin e riedukimit të tij. Gjithashtu nuk shpjegohet se ku bazohet ky qëndrim kur sipas avokatit të kërkuesit në seance deklarohet se ky shtetas vuan nga semundje depresive, si dhe gjatë intervistave në IEVP i dënuari nuk pranon përgjegjësinë kryesore për disa vepra për të cilat është dënuar ( lexo faqe 8 të Raportit të shërbimit të Provës ),”- thuhet më tej. “Për këto arsye, organi i akuzës çmon se kërkesa është e pabazuar ligjerisht në bazë të nenit 64 dhe 65 te Kodit Penal, ndaj edhe duhej të rrëzohej nga gjykata dhe rrjedhimisht vendimi gjyqësor për pranimin e kërkesës së të dënuarit është i pabazuar në ligj dhe prova dhe duhet të ndryshohet,”– përfundon Prokuroria.

Etiketat e lidhura

Endrit DokleProkuroria e Krujës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 2 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 2 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 2 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 3 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

2 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 6 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 E shtuna me dy protesta në Tiranë/ PD në orën 12:00, studentët te Ministria në 14:00
Para 8 orësh

E shtuna me dy protesta në Tiranë/ PD në orën 12:00, studentët te Ministria në 14:00

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.