Prokuroria e Kurbinit rekurs Gjykatës së Lartë për Jeton Lamin: Të pyetet për zhdukjen e Martinajt
Prokuroria e Kurbinit i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë me dy kërkesa për Jeton Lamin, ish-efektivin e operacionales të arrestuar për shpërdorim detyre, pasi shoqëronte të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.
Njëra prej kërkesave është ajo e lejimit për ta marrë në pyetje të ndaluarin, në lidhje me hetimet që organi i akuzës po bën pas kallëzimit të familjarëve të Ervis Martinajt se kanë humbur kontaktet me të.
Ndërkohë që Lami ishte personi i fundit referuar të dhënave që kanë autoritetet hetimore, që është parë në shqoqërinë e Martinajt. Kërkesa e dytë në rekursin e Prokurorisë së Kurbinit është ajo e lënies në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë dhe të Apelit, në caktimin e masës shtrënguese arrest me burg për Lamin.