Prokuroria e Vlorës kërkon sqarime: Pse Gjika u transferua në Tiranë?

Prokuroria e Vlorës përmes një letre drejtuar Drejtorisë së Burgjeve në Vlorë kërkon sqarime për procedurën e ndjekur për transferimin pa dijeni të saj, të kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika drejt Tiranës.
Prokurorët thanë se kanë dyshime të forta se lirimi i kryebashkiakut është pjesë e një skenari dhe për këtë arsye kanë nisur hetimet për verifikimin e të gjithë personave të përfshirë. Ishte pikërisht gjendja shëndetësore që detyroi gjykatën të ndryshonte vendimin e arrestit për Gjikën. Priten arrestime nga rradhet e mjekeve ne Vlore.
Sipas prokurorisë është e dyshimtë, pasi gjatë kontakteve që kanë patur përfaqësues të akuzës me të dyshuarin, ai nuk ka shfaqur probleme shëndetësore. Për t’i çuar më tej dyshimet mbi arsyet që detyruan gjykatën të japë masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, prokuroria thotë se gjatë shqyrtimit gjyqësor për verifikimin e masës, prokurori ka konstatuar se për të pandehurin nuk kishte një kartelë mjekësore, por vetëm një epikrizë. Dallimi është se “kartela mjekësore” është një dokument që tregon të gjithë trajtimin e pacientit ndërsa “epikriza” tregon vetëm konstatimin e gjendjes në një moment të caktuar.

SHKARKO APP