Prokuroria: Frroku, person i rrezikshëm që duhet arrestuar para se të largohet nga Shqipëria

 

Deputeti Mark Frroku konsiderohet si një njeri i rrezikshëm nga Prokuroria, prandaj organi i akuzës kërkon arrestimin e tij nga frika se mos largohet jashtë shtetit, duke qenë se ai ka edhe dy nënshtetësi. Në relacionin shoqërues të kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për Kuvendin, thuhet:

“Siç dihet botërisht, shtetasi Mark Frroku, përveç shtetësisë shqiptare, ka edhe një shtetësi tjetër. Në këto kushte, kërkesa e organit të akuzës është për një masë sigurimi të karakterit shtrëngues për këtë shtetas, pasi në këto kushte ai mund të rrezikojë të largohet nga territori i Shqipërisë. Rrezikshmëria shoqërore e këtij personi, duke marrë parasysh pozicionin që ai mban si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në raport me publikun dhe me institucionet ndërkombëtare është tejet e lartë, duke iu referuar veprimeve të kundërligjshme dhe sociale të rrezikshme”.

Por ndërkohë deputeti kristiandemokrat ka thënë se kërkesa për arrestimin e tij është e paprecedentë, pasi sipas tij, me akuzën për “dëshmi të rreme”, do të duhej të shkonte në burg gjysma e deputetëve shqiptarë. Kolegu i tij Tom Doshi nuk u paraqit sot në mbledhjen e Komisionit të Mandateve, duke paraqitur një raport mjekësor që e nxirrte atë me probleme shëndetësorë

SHKARKO APP