Prokuroria: Gjykata e Fierit nuk arsyeton rrëzimin e kërkesës për ektradim në Itali të Arben Isufaj

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier vendosi rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier me objekt ekstradimin e shtetasit shqiptar Arben Isufaj drejt Italisë. Gjithashtu Gjykata vendosi heqjen e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” ndaj shtetasit Arben Isufaj, caktuar me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Prokuroria e Fierit kërkonte lejimin për ekstradimin e këtij shtetasi, në bazë të kërkesës së autoriteteve gjyqësore italiane. Nga ana e Gjykatës nuk u arsyetuan shkaqet e rrëzimit të kërkesës, thekson prokuroria, duke shtuar se, “nga përmbajtja e këtij vendimi i është bërë faktit një interpretim i ndryshëm, nga sa është bërë në vendimin e Gjykatës së Torinos Itali date 22.06.2010, me te cilin eshte caktuar masa e sigurise “arrest ne burg” si dhe eshte leshuar urdher arresti nderkombetar per veprat penale te pjesemarrjes ne organizaten kriminale, me qellim trafikimin e lendeve narkotike.

Ne perfundim Gjykata e Shkalles se Pare te Torinos, Seksioni i Rishqyrtimit ka anuluar vendimin e kundershtuar (ne vendimin e Gjykates se Torinos Itali nr. 14754/04 RGNR-6044/05 RGGIP, date 22.06.2010) vetem per krimin ne baze te nenit 74, Teksti i Vetem per lende Narkotike dhe e ka lene ate ne fuqi ne pjesen tjeter si dhe ne masen e aplikuar duke arsyetuar se masa e vetme e pershtatshme per t’i bere balle nevojave per mase sigurie eshte masa arrest ne burg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?