Prokuroria hollandeze kërkon 20 vjet burg për shqiptarin. Dyshohet për vrasjen e dy vëllezërve nga Elbasani
Prokuroria Holandeze ka kërkuar 20 vjet burgim për shtetasin shqiptar Herald R. Ai akuzohet për një vrasje të dyfishtë të kryer në Holandë pas një grindje për tregti droge. Ndërkohë, avokati i Heraldit pretendon se klienti i tij ishte viktimë në përleshjen me armë të ndodhur në Janar të 2015.
Prokuroria Holandeze ka kërkuar 20 vjet burgim për shtetasin shqiptar Herald R. për pjesëmarrje në një vrasje të dyfishtë në Holandë. Ngarja ndodhi më 15 Janar 2015 në një shkëmbim zjarri ndërmjet disa shtetasve shqiptarë. Nga ky konflikt mbetën të vdekur 2 vëllezërit Tola. Florenc Tola, baba i një fëmije u qëllua me plumb në kraharor dhe me pas u godit me qytën e pistoletës në kokë, që çoi në vdekjen e menjëhershme të 30 vjeçarit. Në shkëmbim zjarri u qëllua për vdekje edhe 25 vjeçari Glevis Tola, që humbi jetën nga disa plumba në trup në zonën e barkut.
Konflikti nisi pasi 27 vjeçari Herald R. dhe një person tjetër me nofkën Labi, por i cili u identifikua nga policia si Enton Janushi ikën nga Amsterdami në Rotterdam për t’i blerë rreth 6 kg kokainë dy vllezeve Tola dhe një personi të tretë Serxhio Piku. Janushi dhe Herald R. ishin të armatosur dhe posedonin 150 mijë euro me vete.
I dyshuari për bashkëpunim në vrasje të dy vllezerit Tola tha para gjykatës që ai ka qenë duke numëruar paratë kur në kuzhinë ka plasur një sherr midis Entonit dhe Florencit. Në skenën e krimit u përdorën të paktën 3 armë me kalibër të ndryshëm dhe në total u gjetën 22 gëzhoja nga Policia e Rotterdamit. Apartamenti ku ndodhi vrasja e dyfishtë ishte rreth 25 metra katrorë. Pavarsisht që i dyshuari Herald mohon të ketë përdorur armën, prokuroria Holandeze mendon të kundërtën. Ky dyshim mbështetet në faktin se në kamzën e një arme të gjetur u zbuluan gjurmë te gishtërinjëve të Heraldit dhe gjaku i tij.
Në konfliktin mes 5 personave gjetën vdekjen dy vllezerit Tola si dhe u plagosën 3 të tjerët, nga të cilët Heraldi ishte në gjendje më të rëndë. Ai është qëlluar disa herë nga një distancë e afërt. Ai ishte qëlluar në fytyrë, dhe plumbi kishte hyrë në trup. Po ashtu ai u qëllua në shpatull dhe në pjesën gjenitale. Avokati pretendoi që Heraldi ishte viktimë në këtë mes, dhe për këtë arsyje kërkon lirimin e tij.
Gjykata pritet të marrë nje vendim pas dy javesh, ku do të vendoset fati i 27 vjeçarit Herald R. Entoni Janushi mbetet në kërkim të Policisë Shqiptare, pasi ai u arratis drejt Shqipërisë pas vrasjes. Sipas Heraldit, Entoni ishte një person i njohur në Shqipëri.
KOHA JONË SONDAZH

