Prokuroria jep pretencën, 137 vite burg për 17 anëtarët e bandës së Shijakut

Prokuroria ka dhënë pretencën për pjestarët e bandës së Shijakut, pjesë e dosjes 339. Prokuroria kërkon për Gjevi Ndokën 8 vite burg, për Altin Avdyli 6.8, Esat Mehmeti 10 vite burg, Petrit Suljemani 8 vite, Sajmir Sulejmani 8 vite, Hajri Seferi 10 vite, Orges Jahoelezi 6.8 vite, Shkëlqim Avdyli 4 vite, Mario Zeqiri 4.8 vite, Elton Shehaj 4.8 vite, Ardit Gjyriqi 4 vite, Admir Hoxha 12 vite; Hekuran Hoxha njohur si Roni 10 vite, Vehbi Berushi 8 vite, Anila shuti 8 vite, Xhavit Shuli dhe Famur Cela.

Në tetor 2018 në seancat e zhvilluara te Krimet e Rënda në Tiranë dhe Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë u lanë në burg 24 nga të arrestuarit, ndërsa 10 u ndryshua masa, nga të cilët 8 në arrest shtëpie dhe dy në detyrim paraqitje.

Koka e grupit që drejtonte laboratorin akuzohet se është Admir Hoxha, në kërkim. E njohur si dosja 339 pas dy viteve hetime organi i akuzës ka konkluduar me kërkesën për dënimin e të akuzuarve. Ndërkohë që kjo dosje është e ndarë edhe në fraksione, teksa 339/1 po heton krimin zgjedhor.

Ja sa vite burg kërkon Prokuroria

1-Gjevi Ndoka 8 vite
2-Altin Avdyli 6.8 vite
3-Esta Mehmeti 10 vite
4-Petrit Suljemani 8 vite
5-Sajmir Sulejmani 8 vite
6-Sefer Hajri 10 vite
7-Orges Jahoelezi 6.8 vite
8-Shkëlqim Avdyli 4 vite
9-Mario Zeqiri 4.8 vite
10-Alton Shehaj 4.8 vite
11-Ardit Gjyriqi 4 vite
12-Admir Hoxha 12 vite
13-Hekuran Hoxha 10 vite
14-Vehbi Berushi 8 vite
15-Anila Shuti 8 vite
16-Xhavit Shyti 12 vite
17-Flamur Çela 12 vite

SHKARKO APP