Prokuroria kërkon 15 vite burg për Kastriot Ismailajn

Prokuroria ka kërkuar sot 15 vite burg për Kastriot Ismailajn, i cili është në gjyq për skandalin CEZ-DIA. Siç bëhet e ditur prokuroria e Tiranës ka kërkuar në gjykatë që Ismailaj të dënohet me 15 vite burg për akuzën e ”Mashtrimit me pasoja të rënda”. Vetë Kastriot Ismailaj sot nuk ka qenë i pranishëm gjatë seancës. Prokuroria e akuzon atë edhe për ”pastrim parash”.

Kjo është kërkesa e Prokurorisë së Tiranës, në përfundim të gjykimit, në ngarkim të pandehurit Kastriot Ismailaj:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kastriot Ismailaj për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda” të parashikuar nga neni 143/3 të Kodit penal (të ndryshuar me ligjin nr. 36 të vitit 2017) dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim;

Swiss Digital Desktop Reklama

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kastriot Ismailaj per veprën penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale të parashikuar nga neni 28/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 vjet burgim;

Swiss Digital Mobile Reklama

3. Në bashkim t? dënimeve i pandehuri Kastriot Ismailaj të dënohet me 15 vite burgim;

4. Shuma 3,215,176 $ dhe 451.132 Euro të sekuestruara pranë bankës Credit Agricole, si dhe shuma 938.868 $, 1028 Euro si dhe 12.360.000 lek, pranë Bankës Venetto, në llogaritë e shoqërisë “Adriatic Development Corporation Ltd” me NIPT K71319002B të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?