Prokuroria kërkon 3 vite burg për ish-Ministrin Ksera
Prokuroria ka dhënë pretencën për ish – Ministrin e Punës, Spiro Ksera, duke kërkuar 3 vite burg.
Ksera akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Më herët gjykata pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të ish – Ministrit, ndaj Ksera përfiton uljen e dënimit me një të tretë. Gjykimi i shkurtuar iu është pranuar edhe 4 personave të tjerë, të cilët janë të pandehur në këtë procedim penal.
I vetmi që ka kërkuar gjykim normal ka qenë Kleves Bitro, ishSekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së punës. Sipro Ksera u arrestua në Janar të këtij viti, pasi Prokuroria e Tiranës faktoi se ai i kishte vjedhur buxhetit të shtetit 30 milionë lekë. 6 persona, sipas hetimeve kishin krijuar një skemë fiktive ku lëvroheshin fonde kryesisht në ndihmë të komunitetit rom.
Pavarësisht se paratë dilnin nga buxheti i Ministrisë, në të vertëtë ato nuk harxhoheshin për këtë kategori personash. Aktivitetet në ndihmë të romëve nuk realizoheshin. Nëpërmjet falsifikimeve, montazhit dhe përdorimit të fotoshopit aktivitet ato shënoheshin të kryera.
KOHA JONË SONDAZH

