Prokuroria kërkon dënim të përjetshëm për Konstandin Xhuvanin

 

Rasti Xhuvani edhe pse mori dënimin nga Gjykata e Lartë, përkatësisht me 35 vite burgim, mund të ndryshojë. Prokuroria e ka rinisur përsëri shqyrtimin e rastit të Konstandinit që mori jetën e katër personave. Ai vrau me pistoletë më 4 nëntor 2014 shtetasit Enea Xhaji, Edison Jaho, Arbër Demiraj dhe italianin Xhanpaolo Azolo.
Prokuroria  nuk dorëzohet nga kërkesa e saj  për dënimin të përjetshëm për Konstandin Xhuvanin dhe mesa duket Organi i akuzës i ka bëre rekurs në Gjykatën e Lartë vendimit të Gjykatës së Apelit të 18 shtatorit, që e dënonte Xhuvanin me 35 vite burgim, njësoj si Gjykata e Shkallës së Parë. Në rekurs Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se Gjykata e Apelit ka gabuar, që ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Xhuvanin, çka i solli ulje me 1/3 e dënimit. Fati i 26-vjeçarit është në dorën e Gjykatës së Lartë, e cila do të shqyrtojë sërish dosjen në ngarkim.

R.Shtylla

 

SHKARKO APP