Prokuroria kërkon një vit burg për ish-Ministrin, Myqerem Tafaj

Prokuroria e Tiranës kërkon 1 vit burg për ish-Ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Tafaj u padit në mars të vitit të kaluar nga Ministria e Arsimit.

Kallëzimi i Tafajt është bërë më 26 mars për shpërdorim detyre. Sipas padisë, gjatë ushtrimit të funksionit të ministrit, ai ka akredituar një universitetet privat edhe pse Këshilli i Akreditimeve kishte vendosur mos ta akreditonte.

Prokuroria e Përgjithshme e kishte sekuestruar dokumentacionin e akreditimit të universiteti privat dhe dosjen me procedurat e ndjekura nga ish-ministri Tafaj, për transferimin e pronave publike në varësi të Ministrisë te privatët.

Kërkesa e plotë e Prokurorisë

Prokuroria e Përgjithshme kërkon dënimin me 1 vit burg për ish-ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, aktualisht deputet, i akuzuar për veprën penale të ”Shpërdorimit të detyrës”.

 Pas shqyrtimit,  analizes se fakteve, rrethanave  dhe provave te administruara ne Gjykim rezultoi e provuar se:

Urdhri nr.381, date 05.08.2011 “Për hapjen e programeve të ciklit të parë që përfundojnë me bachelor dhe programeve të ciklit të dytë që përfundojnë me master i shkencave, të shkollës së lartë private Vitrina”, është nxjerrë nga i pandehuri Myqerem Tafaj ne cilesine e Ministrit te Arsimit dhe Shkences në kundershtim me ligjin dhe në  mos përmbushje të  rregullt të detyrës.

6.2.Kështu nga ana e të pandehurit janë lëjuar të zhvillojnë studimet në mënyr të kundraligjshme:

-Në degen Inxhinieri Elektrike (Bsc), janë konstatuar se nga viti 2009 deri ne vitin 2014  janë regjistruar gjithsej 236 studentë,59 studentë të diplomuar.

-Në degen Inxhinieri Ndërtimi (Bsc), janë konstatuar se nga viti 2009 deri ne vitin 2014  janë regjistruar gjithsej 274 studentë,66 studentë  të diplomuar.

-Në degën Mekatronikë (Bsc), janë konstatuar  se nga viti 2009 deri në vitin 2014 janë regjistruar 294 studentë,66 studentë të diplomuar.

-Në degën  Gjuhë dhe Letërsi Arabe Bsc, nuk është regjistruar asnjë student,për gjith periudhën.

-Në degen  Adminsitrim Publik (Bsc), është konstatuar se nga viti 2009 deri ne vitin 2014  nuk është egjistruar asnjë studentë.

-Në degen Stomataologji , janë konstatuar se nga viti 2009 deri ne vitin 2014  janë regjistruar gjithsej 362 studentë.

-Në degen Farmaci, janë konstatuar se nga viti 2009 deri ne vitin 2014  janë regjistruar gjithsej 491 studentë.

-Në degen Mjekësi, janë konstatuar se nga viti 2009 deri ne vitin 2014  janë regjistruar gjithsej 212  studentë.

Nëpërmjet nxjerrjes së urdherit të paligjshëm për lejimin e programeve të studimit të cilat kishin filluar regjistrimet dy vite akademike para se të nxirrej urdheri, ka rezultuar se janë regjistruar gjithsej 1869 (njëmijëteteqindegjashtedhjetëenëntë) student prej të cilëve 191 prej tyre janë diplomuar nga ana e SHLP Vitrina.Nga raporti i inspektimit datë 17.07.2014 I ushtruar ne IAL, SHLP Vitrina ka rezultuar se tarifa për regjistrimin e një student në një vit akademik kishte çmime të ndryshme të cilat varionin midis shumës nga  330-1222 Euro per sejcilin vitë për cdo student.Nga ana e SHLP Vitrina ne informacionin e dërguar me shkresën nr.470/1 datë 08.10.2013 në Ministri pretendohet se taraifa është e unifikuar në shumën 500 Euro për student.

6.3.Në cilësinë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, i pandehuri Myqerem Tafaj nuk i është përmbajtur dhe nuk e ka respektuar kërkesën e ligjit, e cila për përcaktimin e kriterit teknik të cilësisë së jashtme të përmbajtjes së programeve, ka përcaktuar një organizëm shtetëror të specializuar nga pikpamja shkencore, qëllimi dhe funksioni  i të cilit është përcaktuar në ligjin për Arsimin e Lartë  dhe në VKM nr.303 datë 01.07.1999. Ky Institucion (Këshilli i Akreditimit të Arsimit të Lartë)  i cili ka marre fuqine e tij nepermjet Ligjit, VKM dhe akteve te tjera nenligjore, nisur nga nevoja per mirëfunksionimin e fushës së arsimit të lartë, nga eksperienca në përbërjen e tij, kualifikimet e anetareve të tij, ka kapacitetet ligjore dhe mundesitë objektive për të përcaktuar kriteret teknike cilesore te Institucioneve  te Arsimit të lartë në R.SH.

Nisur nga aftesitë dhe kapacitetet e Keshillit, nga ana e ligjvenesit, është përcaktuar se vlerësimi i shprehur prej këtij Këshilli në formen e vendimit  për plotesimin ose jo te kushteve teknike të cilesise se institucionit Arsimor, i paraqitet Ministrit, i cili ka detyrimin ligjor per ta zbatuar.

Kundërligjshmeria e veprimit të subjektit, i cili ka  nxjerrje urdhërin nr.381, date 05.08.2011 qëndron edhe për faktin se ka tejkaluar tagrin e funksioneve te tij, duke anashkaluar vleresimin e e Këshillit të Akredimit, i cili njëkohësisht, për dhenien e ketij vleresimi eshte bazuar ne vleresime shkencore nga eksperte, sipas fushave qe mbulojne. Vendimi i dhene nga Keshilli i Akreditimit nuk ishte rrjedhoje e nje proçesi siperfaqesor, por ishte i mbeshtetur ne konkluzione te arritura nga kerkime mbi baza profesionale.

6.4.Për secilin program studimi  në mënyrë të përmbledhur ekspertët  kanë konkluduar se:

Pas studimit te programit të mësimit që vleresohet (në rastin konkret bëhet fjalë për vleresimin e njerit prej programeve mesimore dhe konkretisht, Masteri Shkencor në Stomatologji) Eksperti i Vleresimit arrin në këtë konkluzion pas shtjellimit të të gjitha pyetjeve të ngritura: Për programin e integruar të studimit të cilit të dytë  që përfundon me Diplomën Master i Shkencave në Stomatalogji, jep  vleresim NEGATIV me argumentat e mëposhtëm:

Programi i studimit ka shumë mangesi në organizimin e tij, në misionin,objektivat,organet drejtuese,stafin akademik dhe administrative,

Nuk përshkruhet misioni dhe objektivat, edhe ato objektiva që kanë përmendur nuk janë janë të cilësuara dhe nuk përputhen me kohëzgjatjen dhe kurrikulën e prezantuar,mungojnë objektivat specific,

Mungon rregullorja e plot e nje programi studimi master me të gjitha të drejtat dhe detyrimet që vijnë prej saj,

Ka shumë mangësi dhe paskatësi në sylabuse,

Në rregulloren e paraqitur mungon informacioni mbi kriteret e pranimit të studentëve,nota mestare,etj,

 Në rregulloren e paraqitur mungon informacioni mbi kriteret e rekrutimit të stafit akademik me kohë të plotë dhe të ftuar,

Ka mangësi dhe mosperputhje në shpërndarjen e ngarkesës mësimore  dhe dispilinave e moduleve,

Ka…  mangesi në shpërndarjen e ngarkeses dhe lendeve duke nderthurur  formimin e pergjithshem dhe atë karakterizues,gati gjysma e programit realizohet ne dy vitet e para që mëndoj mbi ngarkon dhe do të përballohet me veshtiresi nga studentet,

Disa lendë të formimit karakterizues dhe disa lende të formimit baze  kanë më pak kredite në krahasim me programet referuese,

Mungesa e stafit akademik të kualifikuar, shumica  nuk kanë kualifikimin dhe përvojën akademike  për të qënë pedagogë  kryesor dhe hartues leksionesh ,kryesisht ne lendet e formimit karakterizues,

Nuk pasqyrohet  ngarkesa e stafit  akademik me kohe te plote dhe te pjesshmëm,mungesë e stafit ndihmës,

Mungesë e pjesëshme e literaturës së detyruar dhe alternative,

Nuk përshkruhet metodologjia e zhvillimit të leksioneve dhe seminareve për të nxitur pjesëmarrjen active të studenteve,

Në shumë disiplina nuk përputhet numri i leksioneve me temat e lendeve/moduleve,

Mungonë pothuajse të gjitha lëndët e vitit të tretë,katërt dhe të pestë,mungojne emrat e pedagogve,titullarit te lendes,

Mungon lista e plot e stafit me kohe te plot apo te pjeshme,

Mungon grada shkencore e pedagogeve qe janë cituar,

Mungon masa e frekuntimit të detyruar  dhe shlyerjes për mungesat në leksione dhe seminare apo laboratore,mungonë menyra e vleresimit me shkrim, me goj apo e kombinuar për të gjitha lendët,………Eksperti i Vleresimit.

 

6.5.Mangesitë dhe mospërputhjet e shumta të programeve mësimore me aktet ligjore dhe nënligjore për hapjen e tyre, kanë detyruar KA ti paraqes Ministrit vlerësim negativ për hapjen e tyre, pasi me të drejtë konstatohen mangesi thelbesore të pakapërcyeshme, për të hapur programet mesimore të kërkuara.

Ne kundershtim me ate çka vendosur Keshilli i Akreditimit, Ministri nga ana e tij pa marrë parasysh këto vlerësime, ka vendosur  hapjen e programeve mesimore. Ky veprim i tij është kryer me dashje të drejtperdrejtë, pasi edhe pse ka patur nje detyrim ligjor për ta respektuar, edhe pse vleresimi i dhene nga institucioni kompetent ishte i qartë (vlerësim NEGATIV), ai ka vendosur hapjen e tyre në mënyre të kundraligjshme.

Veprimet e kryera nga ana e te pandehurit Myqerem Tafaj kanë sjellë për rrjedhojë hapjen e programeve mesimore të cilat nuk janë në përputhje me kriteret ligjore të përcaktuara në ligj dhe aktet nënligjore, për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë.

6.6.Me veprimet e kryera i pandehuri Myqerem Tafaj, në cilësin e ish-Ministrit të Arsimit dhe Shkencës ka sjellë si pasojë krijimin e mundësisë, subjektit privat “Shkolla e Lartë Private Vitrina”, që pavaresisht se nuk plotesonte standartet e parashikuara nga ligji, të zgjerojë aktivitetin në fushen e arsimit dhe të ofrojë programe jo cilësore studimi, me pasoja financiare për individet dhe për shtetin, si garant i standarteve të larta mësimore.  Ai ka sjellë për pasojë dëmin e madhë finaciar për 1869 studentë të cilëve vetëm për një vit akademik ju është shkaktuar minimalishtë një dëm  prej (330-1220 Euro per student) 500 Euro për student i barabartë me shumën 934.500 Euro.

SHKARKO APP