Prokuroria kërkon pezullimin e gjyqtarit dhe prokurorit të Elbasanit

Edhe pse sistemi i drejtësisë konsiderohet gjerësisht i korruptuar, ndonëse ILDKP denoncon çdo javë emra të shumtë për fshehje pasurie, thuajse të njëjtët aktorë jo vetëm vazhdojnë të jenë në detyrë, por edhe të mos ndëshkohen. Por duket se organi i akuzës ka nisur të marrë masat e para ndëshkuese, teksa kërkon pezullimin nga detyra të një gjyqtari dhe një prokurori në Elbasan. Prokuroria kërkon pezullimin nga detyra të një gjyqtari dhe një prokurori, me funksione pranë Prokurorisë dhe Gjykatës se Elbasanit. Ata akuzohen për fshehje dhe deklarim te rreme te pasurisë, si dhe korrupsion pasiv. Behet fjale për gjyqtarin Qani Hasa dhe prokurorin Petref Asllani. Kërkesa vjen vetëm pak dite pasi Inspektorati i Deklarimit te Pasurive depozitoi ne organin e akuzës, kallëzimin penal ndaj tyre. Sipas padisë, rezulton se ne bashkëpunim me njeri- tjetrin, Gjyqtari Hasa dhe Prokurori Asllani kane hartuar kontrata fiktive e te falsifikuara, me qellim përfitimin e një kredie me kushte lehtësuese nga Enti Kombëtar i Banesave. Po ashtu, të dy zyrtarët kanë fshehje dhe deklarim të rremë të pasurive në deklaratat e tyre. Gjyqtari Qani Hasa, pas poçes-verbalit të pyetjes në ILDKP, i ka ofruar para inspektoreve te çështjes me qellim mbylljen e problemeve të konstatuara gjatë kontrollit të plotë. Pra ka ndjekur të njëjtën praktikë, për t’i shpëtuar ndëshkimit, për të cilën dyshohet se ka vendosur pasurinë e tij. Kërkesa i është dërguar Gjykatës së Tiranës, e cila pritet të vendosë nëse do te pranojë apo jo, pezullimit e tyre nga detyra.

SHKARKO APP