Prokuroria kritikohet për dosjet e korrupsionit
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në emër të qeverisë shqiptare ka kritikuar punën e Prokurorisë gjatë 2018. Gjatë dorëzimit të rekomandimeve vjetore, Gjonaj theksoi se vitin e kaluar ka pasur një rënie të ndjeshme të numrit të çështjeve të hetuara dhe të dërguara në gjyq për veprën penale të korrupsionit.
Nga ana tjetër, kryeprokurorja Arta Marku u kërkoi drejtuesve të prokurorive në rrethe që të marrin masa për zbatimin e rekomandimeve të qeverisë për luftën ndaj korrupsionit në 2019.
”Rekomandimet janë mjaft të rëndësishme dhe prokurorët duhet që përveç të tjerave të orientojnë punën e përditshme në përmbushjen e tyre. Në zbatim të remomandimeve Prokurori i Përgjithshëm ka detyrimin të nxjerrë udhëzime të përgjithshme dhe po kështu Prokurori i Përgjithshëm monitoron zbatimin e këtyre udhëzimeve. Për të gjitha këto informojmë Kuvendin në fund të çdo viti”.
KOHA JONË SONDAZH

