Prokuroria lëshon fletë-thirrje për shqiptarin e “Agimit të Artë”

 

Shqiptari i “Agimit të Artë” Robert Haidi duhet të paraqitet të hënën në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Oficeri i Policisë Gjyqësore në këtë qytet ka firmosur edhe fletë­thirrjen për Robert Haidin, raporton Dita.

Haidi është një emër i njohur për të gjithë shqiptarë.

Në tre vjetorin e vdekjes së Aristotel Gumës, Robert Haidi u shoqërua në policinë e Sarandës, pasi rezulton të ketë qenë i pranishëm gjatë momentit kur në varrin e Aristotel Gumës u lexua deklarata e “Agimit të Artë” që u zotua të “çlirojë” Himarën.

Berti i “Agimit të Artë” nga Lukova ka ngjallur çudi në mediat greke, për faktin se është një jogrek dhe aderon në një parti ekstremiste, që lufton me forcë kundër të huajve.

Roberto Haidi ka deklaruar se ka bërë testin e ADNsë dhe është provuar se është një grek i vërtetë.

Historiani Arben Llalla ka shkruar se Agimi i Artë si organizatë u themelua në vitin 1985, ndërsa që në vitin 1980 botonte revistën e saj me të njëjtin emër.

Sot Llalla shkruante ne Fb: “Ju kujtohet ky "TRIMI- O PALIKARIS" i Agimi të Artë, Robert Hajdhi. Po qahet këto ditë tek deputetët dhe diplomatët greke sepse nesër duhet të paraqitet në gjykatë të Sarandës për disa akte kriminale. E shikoni se sa trim është? Nëse do ishte trim do shkonte të bënte burgun. Para disa ditësh vëllai i këtij nuk u paraqit në Gjykatë dhe është shpallur nën kërkim ndërkombëtar, por që i mbron Greqia e cila ndër shekuj i strehuar kriminelët antishqiptar”.

SHKARKO APP