Prokuroria merr në pyetje administratorin e Bankers

 

Prokuroria e Fierit ka marrë në pyetje administratorin e Bankers Petroleum, Leonidha Çobo pas shpërthimeve të ndodhura më 1 prill 2015 në Marinzë.

Gjithashtu Prokuroria e Fierit  ka paraqitur fletë-thirrje edhe për 3 drejtues të huaj të kësaj kompanie.

Pas shpërthimeve të puseve ndaj kompanisë Bankers është hapur një hetim për shkatërrim prone dhe ndotje të ambientit.

Vet kompania pas shpërthimit  tha se po abuzohej me informacionin për ndotjen , madje vet administratori Çobo nisi një sqarim të detajuar ku  ndaj deputetëve të cilët kërkuan llogari publikisht se deri ku ishte dëmi i shkaktuar nga papërgjegjshmëria e punimeve, gjë që solli shpërthimin e gazit nga nëntoka në dy puse të saj.

Çobo artikuloi në "mbrojtjen publike" se nga puset që shpërthyen doli vetëm Dioksid karboni,  i cili sipas tij mund të blihet në supermarkete i ngrirë. "Dioksidi I karbonit (CO2) eshte nje gaz pa ngjyre, pa ere, vital per jeten ne toke dhe pjese perberese e atmosferes 0.04% (400 ppm), dhe mund te blihet ne supermarket per ata qe e pelqejnë ne formen e “dry ice”, shkruante Çobvo në sqarimin e bërë për pyetjet e deputetit Braçe.

Pas shpërthimeve banorët e fshatit edhe pas1 muaji  vijojnë të kenë probleme si me ujin e pijshëm,por edhe me ekonomitë e vogla familjare.

Disa ditë më parë ata protestuan duke derdhur qumshtin që nuk u shitej para zyrave të Bankers, e cila ka deklaruar se do të dëmshpërblejë dëmet.

SHKARKO APP