Prokuroria ndryshon akuzën për Durim Bamin. Edhe ai akuzohet për “kallëzim të rremë”

 

Ndryshon akuza për Durim Bamin, personi i përmendur nga Tom Doshi si personi që do të ekzekutonte dy deputetët. Fillimisht Bami akuzohej për “vrasje të mbetur në tentativë”, ndërsa tani ndaj tij rëndon akuza “për kallëzim të rremë”. Ky qëndrim i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, vjen pas daljes në konkluzion se “komploti i vrasjeve” ishte një sajesë e deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku. Një ditë më parë avokati i Bamit kërkoi që klienti i tij të mos mbahej më në burg, por t’i ndryshohej masa e sigurisë.

SHKARKO APP