Prokuroria në ngërç për ekspertimin e kompjuterave

Kompjuterat e sekuestruara nga Prokuroria në Policinë e Shtetit në lidhje me hetimin e nisur për paisjen IMSI-catcher nuk i janë nënshtruar ekspertimit. Kjo pasi Prokuroria është në kërkim të ekspertëve të pavarur apo të huaj pasi laboratori i policisë shkencore është në varësit të Policisë së Shtetit, zyrtarët e të cilës janë nën hetim për “shpërdorim detyre”.

Hetimi i nisur nga Prokuroia e Tiranës në lidhje me dyshimet për ekzistencën e një paisje përgjimi, e cila ka hyrë në Shqipëri nëpërmjet Interforcës po has në vështirësi.

Krahas mossekuestrimit të pajisjes, e cila ende nuk dihet nëse ndodhet në Shqipëri apo është larguar drejt Italisë, Prokuroria ka hasur edhe një tjetër vështirësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fajë për ekspertimin e kompjuterave të sekuestruara në Policinë e Shtetit nga oficerët e policisë gjyqësore, ditën kur gjykata vendosi pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm Haki Çako dhe “arrest shtëpie” për dy zyrtarët e tjerë, Drejtorin e Forcave Lëvizëse Operacionale Artion Duka dhe specialistin Ention Xhelili, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime nga organi i akuzës i kryeqytetit bëjnë më dije se kompjuterat e sekuestruar kanë mbetur ende ne zyrat e Prokurorisë, pasi për shkak se në hetim është Policia e Shtetit, ato nuk mund të dërgohen në laboratorin shkencor të kësaj policie.

Kjo ka bërë që Prokuroria të kërkojë ekspertë të pavaruar ose të huaj për të kryer ekspertimin e kompjuterave, të cilët mund të kenë të dhëna në lidhje me pajisjen dhe lëvizjet e saj që mund të ndihmojnë hetimin.

Ndërkohë organi i akuzës është në pritje të letër-porosisë që i është dërguar autoriteteve italiane në lidhje më pajisjen, lëvizjet e saj dhe programimin e trajnimit për policinë shqiptare.

Letër-porosia është dërguar 2 javë me pare, por ende deri tani palës shqiptare nuk i ka ardhur zyrtarisht përgjigjia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?