Prokuroria, pritet të pyesë Tahirin dhe gjyqtarin Aliaj

Prokuroria do te thërrasë për të marrë në pyetje ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në lidhje me kallëzimit që Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka bërë në adresë të tij.

Tahiri akuzohet për kanosje të gjyqtarit Arjan Aliaj, i cili firmosi masën e sigurisë për pezullimin nga detyra të drejtorit të përgjithshëm të policisë Haki Çako dhe arrestin shtëpiak për dy vartësit e tij. Gjithashtu në pyetje do të merret edhe vete gjyqtari Aliaj.

Tahiri dhe Aliaj pritet te thirren brenda kësaj jave ndërkohë ne lidhje me kallëzimin mësohet se organi qendror i akuzës i ka dërguar edhe shkresë disa televizioneve për të sekuestruar në cilësinë e provës materiale pamjet filmike të deklaratave që ministri ka bërë në adresë të gjyqtarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi i organit të akuzës vjen pas hetimeve te nisura nga prokuroria e përgjithshme pas kallëzimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndaj ministrit të Brendshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kallëzimi po hetohet nga prokuroria e përgjithshme e cila pas verifikimeve ka nisur veprimet hetimore. ndërkohë masat e sigurisë për cakton dhe dy zyrtarët e tjerë të policisë të akuzuar për shpërdorim detyre, u rrëzuan nga Gjykata e Apelit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?