Prokuroria, provat të sakta, kërkojmë procedim për gjyqtarët

 

Pas vendimit të gjykatës që pretendonte se dëshmitari kyç që pa vrasjen e komisar Lamajt nuk ka qene në vendin e krimit, prokuroria pretendon se në njërën nga tri kamerat që kanë filmuar në vendin ku u vra Dritan Lamaj është fiksuar edhe prania e dëshmitarit të mbrojtur Arben Ndoka. Në seancën e datës 9 korrik 2014, ku me anë të një monitori të madh të vendosur në sallë u paraqitën filmimet e ngjarjes para gjykatës, prokurorët e kanë pretenduar një fakt të tillë. Në shkrimin e botuar sot nga “Panorama”  thuhet se sipas prokurorëve, në njërën prej videove, e cila nuk u shfaq në sallë për arsye sigurie, mes njerëzve të pranishëm gjendej edhe dëshmitari i mbrojtur, me identitetin e ndryshuar Arben Ndoka. Nisur nga këto dyshime Prokuroria e Përgjithshme do të kërkojë nga KLD-ja “inspektim për vendimin e dhënë nga Kolegji Penal i drejtuar nga gjykatësi, Dritan Hallunaj, që është vetë anëtar i KLD-së”. “Prokuroria do të jetë dhe iniciuesja e kërkesës për një inspektim të plotë të dosjes gjyqësore dhe vendimit të dhënë nga Gjyqtari Dritan Hallunaj dhe katër anëtarët e tjerë të trupit gjykues" thane burime prane saj.

SHKARKO APP