Prokuroria: “Sëmundja e Gjikës, skenar për ta shpëtuar nga burgu”. Priten arrestime tek mjekët, por dhe tek drejtoria e Burgjeve

 

Prokuroria e Vlorës nuk beson që Shpëtim Gjika të jetë seriozisht i sëmurë. Kjo sepse pas vendimit të Gjykatës që vendosi “detyrim paraqitje” për kryebashkiakun vlonjat organi i akuzës ka nisur hetimet ndaj mjekëve që kryen transferimin nga Vlora në Tiranë pa lajmëruar prokurorinë. Prokurorët kanë nxjerrë si pretekst mungesën e kartelës mjekësore, që sipas akuzës është një tjetër çështje që do të verifikohet, pasi ndryshimi i masës së sigurimit është kryer duke u bazuar vetëm tek epikriza.

Hetimet kanë nisur nga Prokuroria e Vlorës e cilëson si një skenar të parapërgatitur lirimin e Gjikës. Prokurorët thanë se kanë dyshime të forta se lirimi i kryebashkiakut është pjesë e një skenari dhe për këtë arsye kanë nisur hetimet për verifikimin e të gjithë personave të përfshirë. Ishte pikërisht gjendja shëndetësore që detyroi gjykatën të ndryshonte vendimin e arrestit për Gjikën. Priten arrestime nga rradhet e mjekeve ne Vlore.

Sipas prokurorisë është e dyshimtë, pasi gjatë kontakteve që kanë patur përfaqësues të akuzës me të dyshuarin, ai nuk ka shfaqur probleme shëndetësore. Për t’i çuar më tej dyshimet mbi arsyet që detyruan gjykatën të japë masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, prokuroria thotë se gjatë shqyrtimit gjyqësor për verifikimin e masës, prokurori ka konstatuar se për të pandehurin nuk kishte një kartelë mjekësore, por vetëm një epikrizë. Dallimi është se “kartela mjekësore” është një dokument që tregon të gjithë trajtimin e pacientit ndërsa “epikriza” tregon vetëm konstatimin e gjendjes në një moment të caktuar.

Në pikëpyetje është vënë edhe procedura e ndjekur nga drejtoria e Burgjeve për transferimin e tij nga Vlora në Tiranë e për më tepër në një spital privat. Prokurorët thonë se për këtë çështje janë njoftuar vetëm nga media dhe nuk kanë marrë njoftim zyrtar.

Për të gjitha këto “shkelje”, prokurorët kanë nisur hetimet pasi dushojnë se kanë qenë pjesë e një “plani” për të bërë të mungur “shmangien” e qëndrimit në qeli për Shpëtim Gjikën.Ka mundesi se arrestimet mund te shkojne deri tek spitali privat ne Tirane per iskenim te semundjes. Nuk dihet se si do te reagoje kryetari i Bashkise se Vlores pas kesaj qe po fillon Prokuroria per hetimin e semundjes se tij.

Ramadan Troci eshte nje prokuror qe nuk pranon presion dhe mbetet korrekt me ligjin. Nuk eshte çudi qe Prokurori Troci te firmos flete arreste per mjeket qe kane mashtruar, sipas dyshimeve te prokurorise.Pas lajmit se prokuroria ka filluar hetimin e dosjeve mjeksore te Gjikes  kane filluar te dridhurat tek mjeket qe jane marre me kete çeshtje. Thuhet se po rregullojne letrat e dokumentat me urgjence. Nderkohe Prokuroria po pergatit sekuestrimin e gjithe dosjes mjeksore ne Vlore dhe ne Tirane.Ka informacione se Prokurori Troci ka suportin e plote ligjor te Kryeprokurorit te Vlores dhe te Prokurorit te Pergjithshem te Republikes, zotit Llalla.

Mesohet se pervec mjekeve Prokuroria e Vlores po heton edhe per Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve  e cila ne asnje rast nuk ka marre miratimin as me goje e as me shkrim te Prokurorit per levizjen e te arrestuarit Gjika Kjo sipas organit te akuzes ne kundershtim te plote me ligjin per levizjen e te paraburgosurve. Ka mundesi qe Prokurori Troci, natyrisht me miratimin e Kryeprokurorit te Vlores, te firmos urdher arreste edhe per drejtorine e pergjithshme te burgjeve ne Tirane. Po hetohet se çfare eshte nje marreveshje e drejtorise se burgjeve me spitalin amerikan, si eshte bere, kush e ka firmosur, me çfare ligji etj. Duke hetuar, per rastin Gjika e mjeket, po dalin dosje te reja hetimi qe do te kete , me sa duket, edhe hetime per spitalin amerikan dhe drejtorine e pergjithshme te burgjeve.

Priten lajme te reja nga Vlora. Uji po iken nga tokat e Vlores, por duket se prokuroria e Vlores po permbyt Tiranen e korruptuar. Ndersa nga kryeprokurori i Tiranes Petrit Fusha thuhet se do kete  surpriza te  pakendshme per politiken; hetimi i nje ministri dhe ish-ministri ka vene ne drithma politiken e dyja kampeve. Prokurori i Pergjithshem i Republikes zoti Adriatik Llalla ka mbeshtjetjen e plote amerikane ne luften kunder korrupsionit e krimit, ndaj forca e organit te akuzes ka mbi 6 muaj qe eshte bere  e blinduar per te vendosur ligjin e drejtesine e munguar nder vite.

SHKARKO APP