Prokuroria: T’i refuzohet amnistia Nazime Vishës, nuk i takon

Prokuroria i kërkoi sot Gjykatës së Tiranës të refuzojë kërkesën e Nazime Vishës për amnisti, pasi sipas saj nuk i takon që ta përfitojë atë.

Sipas organit të akuzës, ajo nuk plotëson kriteret pasi ligji i fundit për aministinë saktëson se lirohen gratë që u ka mbetur edhe një vit e gjysmë burg për të vuajtur.

Ndërkohë që Nazime Vishës i kanë mbetur edhe 3 vjet e 9 muaj burg.

Ndërkohë që më 29 mars 2016, pritet të jepet edhe vendimi përkatës nga Gjykata e Tiranës, teksa kërkesa për aministi është dorëzuar në gjykatë nga vetë e pandehura Nazime Visha.

Kujtojmë se në datën 8 maj 2013, Gjykata e Tiranës dha dënimin me 10 vjet burg për akuzën e “vrasjes me paramendim” dhe “prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake” për Nazime Vishën.

Edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka dërguar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani faljen e vajzës që gjendet pas hekurave që prej vitit 2012 pasi u arrestua në flagrancë për vrasjen e 45-vjeçarit Fiqiri Muça, baba i pesë fëmijëve.

SHKARKO APP