Prokuroria tregon si ndodhi vrasja e turistit në Himarë

Prokuroria ka reaguar lidhur me ngjarjen në Himarë, ku mbeti i vdekur një turist rus. Sipas prokurorisë, turisti Denis Kaiumov kishte hyrë në det për t’u larë, ndërsa kishte lënë familjarët në breg.

Institucioni i akuzës shprehet se Fatmir Kuçi, i dyshuari kryesor për ngjarjen, ka thënë se ka qenë me pushime në Himarë.

Sipas prokurorisë, Kuçi ka ndihmuar në transportimin e turistit rus, kur ky i fundit ka qenë i plagosur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, prokuroria shprehet se në varkën e Kuçit janë gjendur njolla gjaku. Organi i akuzës thotë se njollat e gjakut janë marrë për ekzaminim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokuroria do të kërkojë 30 ditë paraburgim për Fatmir Kuçin, pasi akuzohet për “vrasje pa dashje”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?