Prokuroria: Urdhrat e 21 janarit, ndërhyrje të dukshme

 

Prokuroria e Përgjithshme ka bërë të ditur se ka marrë sot në dorëzim padinë e MPB-së për Lulzim Bashën, për ngjarjet e 21 janarit.

Organi i akuzës bëri me dije se ka verifikuar urdhrat që pretendohet se janë të kundraligjshëm dhe të falsifikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga konsstatimi i Prokurorisë, rezulton se SHÇBA kishte bërë një hetim në Gardën e Republikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, SHKB kishte hetuar procedurat dhe dokumentacionin për 21 janarin.

Sipas Prokurorisë janë vërejtur anomali në urdhëra të caktuar dhe konkretisht në fjalitë “helikopteri të hedhë lëndë lakrimogjene mbi protestuesit”, i cili është pasuar nga një tjetër shënim:  “Asnjë lloj zjarri pa zbatuar ligjin kundër protestuesve”.

Sipas Prokurorisë “Shënimet në libër kanë ndërhyrje dhe korrigjime të dukshme”.

“Korrigjimet janë bërë në fjalët ‘pa zbatuar ligjin, ‘lakrimogjene’.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?