Prokurorja Antoneta Sevdari ka në dorë fatin e ministrit Gjiknuri

 

 

Prokuroria e Përgjithshme ia ka kaluar Prokurorisë së Tiranës kallëzimin penal të KLSH-së ndaj ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknuri dhe Avokatit të Shtetit, Alma Hicka.

Raporti i KLSH-së do të hetohet nga prokurorja Antoneta Sevdari, e cila njëkohësisht ka në dorë edhe dosjen hetimore ndaj Kastriot Ismailajt, administratorit të DIA-s, kompani që mblidhte borxhet e CEZ-it.

Nëse Sevdari konstaton elementë të veprës penale në raport, kallëzimi penal do të shqyrtohet më tej.Një ditë më parë u raportua se kallëzimi ndaj Gjiknurit do të hetohej nga i njëjti prokuror që hetoi Lulzim Bashën në vitin 2009, por Prokuroria e Përgjithshme ia ka kaluar prokurores që ka në dorë dosjen ndaj Kastriot Ismailajt. Hetimi po komplikohet dhe pritet që javën e ardhshme prokurorja Sevdari të thërrasë në Prokurori ministrin Gjiknuri në fillim.

Mesohet se prokurorja Sevdari është ndër prokuroret më profesionistë.

SHKARKO APP