Prona dhe automjete – Policia sekuestron rreth 1.5 milionë euro pasuri

Policia e Tiranës në bashkëpunim më strukturat përkatëse ka bërë sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të cilat i përkisnin disa shtetasve.

Sipas njoftimit, policia ka sekuestruar pasuritë e shtetasve A. M., Sh. M. dhe C. M.

Policia e Shtetit tha se sekuestroi pasurinë e shtetasit A.M që kishte në pronësi një vilë 3 – katëshe e ndodhur në Prezë, Tiranë, me një sipërfaqe totale ndërtimi 300 m2, një tokë truall me sipërfaqe 600.3 m2 ndodhur afër Saukut, garazh me sipërfaqe 23 m2, në emër të shtetasit, blerë në vitin 2016, një apartament me sipërfaqe 100.5 m2 dhe një tokë truall.

U sekuestruan gjithashtu edhe një apartament banimi në Sarandë, i porositur në datë 05.07.2012 tek një shoqëri ndërtimi, kundrejt shumës 90 000 euro, një apartament, me sipërfaqe 71 m2, në emër të shtetases A. A.

Policia tha se sekuestroi edhe nëntë automjete të llojeve të ndryshme relativisht të shtrenjta. Sipas njoftimit, vlera e pasurive të sekuestruara llogaritet rreth 1,5 milion euro.

Gjithashtu, pasuritë e sekuestruara janë lënë në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara dhe Policia tha se është duke u punuar për identifikimin e pasurive dhe aseteve të tjera që kanë këta shtetas, por që nuk i kanë të regjistruar në emër të tyre.

SHKARKO APP