Protestat në Tiranë, 5 të lënduar, mes tyre dy të mitur
Pesë persona, mes tyre një efektiv policie dhe dy të mitur, janë paraqitur në Spitalin Universitar të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore pas protestave në Tiranë.
Në një përditësim të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë deri në orën 17:00, mbi gjendjen shëndetësore, efektivi i policisë ka marrë trajtim mjekësor dhe është larguar nga spitali.
Edhe njëri prej dy të miturve, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç, ka marrë trajtim dhe është larguar, ndërsa tjetri vijon të jetë nën ekzaminim.
Në spital është paraqitur gjithashtu një protestues dhe një kalimtar, gjendja shëndetësore e të cilëve raportohet e mirë.

