Pronari i anijes së rrëmbyer: S’i kemi borxh egjiptianit

Flori Çelepia një nga pronarët e anije peshkimit “Çelepia 2” të marrë peng nga marinari egjiptian, Adel Muhamet Sallam, shprehet se nuk i kanë asnjë borxh këtij të fundit.

Ai shprehet se anija ka dalë në det me datën 18 dhe më datë 21 ka humbur kontaktet me stafin e anijes.

Flori Çelepia pohon për Report Tv se ka komunikuar me Adel Muhamed Sallam, përmes Whatsapp-it dhe ky i fundit i kërkon 70 mijë euro pasi në kundërt nuk e kthen anijen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çelepia i bën apel Policisë dhe strukturave përgjegjëse të ndërhyjë për të kthyer dy marinarët dhe anijen në atdhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, Damian Malja, djali i kapitenit të peshkarexhës “Çelepia 2”, Dhimitër Malja, rrëfen se familja e tij është shqetësuar për fatin e kryefamiljarit. Ai i bën apel shtetit të ndërhyjë urgjenisht.

Damian Mema pohon se babai i tij s’ka pasur asnjëherë problem në çështjen e pagesës me pronarët e peshkarexhës “Çelepia2″.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=x7ZimJQuK5Y&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?