Pronari i piceri “Era” ironi me policinë: Si në filmin “Lulëkuqe mbi mure”

Altin Bamllari, pronari i picerive “ERA” në Tiranë ka reaguar sërish pas deklaratës së një dite më parë të Ministrisë së Brendshme e cila tha se policia nuk e kishte dhunuar atë dhe djalpin e tij,. Por shenjat i kishin për shkak se u rrëzuan duke vrapuar për t’i ikur policisë. Sot, Bamllari thotë se kjo është qesharake duke bërë edhe një herë sqarimin e ngjarjes.

Reagimi i plotë:

Mire unë jam Suloja, po im bir kush është?

Swiss Digital Desktop Reklama

Lexova neper portale lajmesh qe Ministria e Brendshme kishte dale me nje deklarate shtypi per rastin tim dhe te tim biri. Deklarata thoshte qe ne u rrezuam ne vrapim e siper per t’iu shmangur policisë dhe u lenduam nga gjuri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk doja fare te merresha me kete histori, por pashe qe disa kane dyshime dhe doja vetem t’iu kujtoja Sulon, personazhin e filmit “Lulekuqe mbi mure”. Ashtu thane dhe per te: “Krisma nuk ka patur. Suloja ra nga avllia dhe vdiq”. Po mire, ja une jam Suloja, po im bir kush eshte? Sepse shenja kemi te dy? Apo meqe jemi bab e bir ne rrezohemi njekohesisht nga avllia se keshtu do Ministria.

Dhe tjetra, ne u larguam sepse s’kishim bere asnje gje. Makinën qe deshën e lame aty. I kërkuam mirëkuptim policise ne mënyre qytetare dhe per te, por nuk e gjetëm. Cfare duhet te bënim me shume? Te pranonim ç’i hipte ne koke qerosit? Une i argumentoja qe ne gjendjen psikologjike te tim biri nuk është e drejte qe ai te drejtoje makinen drejt pikes se bllokimit, ai thoshte: Jo vetem qe do ta sjelle ai, por do ta shoqeroj edhe ne komisariat. E pse? Po sikur im bir te bente nje aksident nen presion apo te pesonte dicka tjeter nga injoranca dhe egoja e qerosit, kush mbante pergjegjesi? Pse keshtu funksionon policia? Dua une dhe pike? Po ligji ku eshte? Apo te argumentosh, te arsyetosh, do te thote te kundershtosh?

Per me teper u them njerezve qe shumica e policeve aty, pervec nja dy servileve, mblidhnin buzet me masat ekstreme te shefit te tyre.

Ju siguroj, gjithashtu, qe nuk kam bere asnje gje jashte etikes qytetare. Nese mund te quhet gabim se i thashe qe sjellja jote i ngjan sjelljes se nje fashisti, per kete le te me denojne sa te duan.

Nese eshte gabim qe kam mbrojtur djalin tim te pafjale per te mos provuar pa asnje shkak birrucen e komisariatit, le te me denojne edhe per kete.

Kush mendon se jashte shtetit policia te merr “gjak ne vetull” e ka gabim. Jashte shtetit policia ka arsye, fatkeqesisht ketu te ne njeh vetem dajakun.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?