Pronari i stanit: S’e vrava çobanin, unë e çova në spital

Pronari i stanit ku punonte çobani 20 vjeçar nga Librazhdi i cili u gjet i vrarë me plumb në kokë mohon të ketë kryer vrasje.

Në dëshminë që ka dhënë në polici 74 vjeçari Sheref Lelaj tha se ekishte gjetur të shtrirë në tokë të pajetë Endri Kostijën dhe e kishte dërguar në spital.

”Nuk kam dijeni për ngjarjen” mësohet të ketë thënë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë policia thotë se në vendngjarje janë konstatuar njolla gjaku si dhe është gjetur vetëm gëzhoja 6.2 mm por jo arma e krimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka shpallur në kërkim dy djemtë e të moshuarit: V. L., 34 vjeç dhe L.L., 46 vjeç. Pistat kryesore të hetimit dyshohen “Vetvrasja” ose “Vrasja nga pakujdesia”.

Trupi i bariut u gjet mbrëmjen e djeshme në fshatin “Vranisht” të Vlorës, ndërkohë që punonte si çoban në stanin e Lelajve në fshatin Mesaplik të Vlorës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?