Pronat publike për klientët/ Çollaku: Nëse do heshtnim, sot do të kishim 6 kulla në Tiranë
I ftuar në Syri.net pas votimit të djeshëm të Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili në shkelje të ligjit miratoi vendime të rëndësishme pa patur kuorumin e duhur, Kreshnik Çollaku, kreu i këshilltarëve demokratë në bashki, është shprehur se, ata ngrenë zërin për të mbrojtur pronën publike dhe jo për të sulmuar biznesmenë apo ndërtuesë të ndryshëm.
“Ne jemi aty për të mbrojtur aty pronën publike. Nuk është për interesin e PD-së. Në rast se, opozita do të heshte dje dhe mbaese media ta kalonte në heshtje sot do të kishim 6 prona të zaptuara dhe më pas 6 kulla. Kanë festuar me ndërtuesit pas vendimit të Këshillit Bashkiak”, u shpreh Çollaku.
Edhe dje, Kreshnik Çollaku, përmes një deklarate për mediat nga selia e PD-së denoncoi një vendim të marrë sot nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.
Sipas tij, ky këshill ka kaluar sot 6 vendime që kishin të bënin me administrimin e pronës publike, vendime të cilat kërkonin një shumicë prej 3/5.
https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/590543591451210/
KOHA JONË SONDAZH

