Propozimi i ri i Italisë, negociata për Shqipërinë në nëntor

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte pritet që t’i propozojë Bashkimit Evropian të marrë sërish në shqyrtim hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në muajin nëntor. Italia e vendosi në krye të agjendës çështjen e zgjerimit edhe në samitin e një dite më parë, por pa arritur sukses.

Gjithsesi, kryeministri Conte e konsideroi gabim historik veton franceze për dy vendet ballkanike dhe paralajmëroi se ky vendim do i hapë rrugë aktorëve të tjerë që të rrisin influencën në rajon.

Përveç Francës, ishin Holanda dhe Danimarka kundërshtuan hapjen e negociatave me vendin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?