Prostitucion, drogë dhe kërcënime pafund, arrestohen dy tutorët shqiptarë në Itali
Aktualitet E Enjte, 29 Prill 2021 18:47
Katër tutorë, dy prej tyre shqiptarë, janë vënë në prangat e policisë italiane në Trezzano sul Naviglio, Milano, raportojnë sot mediat vendase.
Ata detyronin 20 punëtore seksi të paguanin qiranë e trotuarit mes Trezzano dhe Corsico-s (3 km distancë).
Për t’u marrë pagesat prostitutave, ata i kërcënonin ato si dhe i rrihnin. Gjatë kontrollit në banesat e të arrestuarve, u gjet dhe sekuestrua 1 kg e gjysmë kokainë.
KOHA JONË SONDAZH

