Prostitutat, apo ato që njihen si “shoqërueset” VIP në Tiranë‏

 

uket se edhe në Shqipëri po përhapet trendi i prostitutave VIP.

Kjo gjë pohohet nga një specialist policie, për “GSH”.

Sipas tij, çdo vit identifikohen 20-25 të tilla.

Ato janë femra që paguhen shumë me para ose dhurata të shtrenjta dhe njihen me termin “shoqëruese”.

Kryesisht fenomeni zhvillohet në zonat periferike, por nuk do të thotë se edhe në qendër të qytetit nuk ka shfaqje të tilla.

Zakonisht gërshetohen të dyja: dhënia e parave dhe e të mirave materiale.

Ky është një fenomen trendi, pasi ka raste që klientët dhurojnë telefona, bizhu, por edhe makina për ndonjë femër VIP, që ushtron prostitucion. Risia është se këto vajza quhen ‘shoqëruese’.

Në të shumtën e rasteve, vajzat në Tiranë punojnë për veten e tyre me koshiencë. Kryesisht femrat e mira dhe të pavarura janë të ndërgjegjësuara se mënyra më e shpejtë për t’u pasuruar është edhe ky fenomen.

Fenomeni i tutorizmit të mirëfilltë ka ardhur duke u zbutur dhe kemi kaluar në fazën e ndërmjetësimit dhe ndarjes së fitimeve.

Vajzat e reja të identifikuara janë kryesisht nga rrethet, zonat periferike dhe në disa raste janë studente”, thotë ai.

SHKARKO APP