FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta e 18-të, sonte nis në orën 19:00 pas ndryshimit të orarit

Sot në orën 19:00 pritet të zhvillohet protesta e 18-të radhazi e qytetarëve në Tiranë, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Orari i protestës është ndryshuar për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin. Pavarësisht 17 ditëve të njëpasnjëshme tubimesh, pjesëmarrja ka mbetur e lartë, përfshirë edhe protestën e djeshme para Kryeministrisë, ku qytetarët vijuan grumbullimin dhe mobilizimin e tyre.

Pas qëndrimit para godinës së qeverisë, pritet që protestuesit sërish të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit për të përcjellë kërkesat e tyre. Organizatorët dhe pjesëmarrësit deklarojnë se protestat do të vijojnë pa ndërprerje deri në realizimin e kërkesës kryesore: dorëheqjen e kryeministrit dhe të kabinetit qeveritar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?