Protesta e 23 dhjetorit, Këlliçi: Do të bllokohen rrugë, mund të ketë përplasje

Më 23 dhjetor, PD do të mbajë mosbindjen e radhës.

Ish-deputeti demokrat Belind Këlliçi tha se risia e kësaj proteste është pjesëmarrja e kreut demokrat, Sali Berisha, i cili u mbajt në ”arrest shtëpie” për 333 ditë, pa asnjë provë e pa asnjë SPAK.

Këlliçi paralajmëroi se mund të ketë përplasje në këtë protestë, ndërsa shtoi se personalisht do të jetë në krye të protestuesve që do të qëndrojnë te Bashkia e Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Buxheti i Bashkisë së Tiranës është mbi 500 mln euro dhe ajo që i intereson qytetarëve të Tiranës është se ku shkojnë taksat e tyre. Pse duhet të paguajnë 13 mln euro për një incenerator që nuk ekziston”, tha Këlliçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?