Protesta e 42-të para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë ndryshim të skenës politike

Ka nisur protesta e radhës para Kryeministrisë, që shënon ditën e 42-të të tubimit të qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në klasën politike.

Protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku pritet të marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë.

Ndër kërkesat kryesore të tyre janë krijimi i një qeverie teknike, largimi i klasës së vjetër politike dhe ndryshimi i mënyrës së qeverisjes. Tubimi i sotëm është shpallur si protestë kombëtare dhe ishte paralajmëruar një ditë më parë gjatë protestës së radhës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas fjalimeve dhe deklaratave të organizatorëve, protestuesit pritet të vijojnë me marshimin në disa akse të kryeqytetit, ndërsa situata po monitorohet nga forcat e rendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?