Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Protesta e Albinit në Tiranë, a e nisi luftën finale me Edi Ramën?

Aktualitet E premte, 16 Qershor 2023 20:11
Protesta e Albinit në Tiranë, a e nisi luftën finale me Edi Ramën?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Ylli Pata

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Protesta e një grupi të vogël të nxitur nga përkrahësit e Albin Kurtit përballë zyrës së Edi Ramës, ka hapur edhe njëherë betejën politike mes dy mazhorancave në Tiranë e Prishtinë. Natyrisht numri modest i pjesëmarrësve nuk mund t’i japë këtij demonstrimi një dimension fuqie në fushë, por megjithatë, Kurtit i intereson një hapësirë e re për sherr, për politikën e tij, në një moment izolimi.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 9 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 9 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 9 orësh

Duket, Kurti kërkon ta përdorë Edi Ramën, si një atu për betejën e tij, e natyrisht një tabelë për ta sulmuar si direkt, ashtu edhe nga masa e militantëve të tij të zëshëm në rrjete sociale. Me dashje apo pa dashje, mungesa edhe të një opozite të fortë në Kosovë, e ka bërë opinionin anti-Kurti, që të shikojë te Edi Rama, një mundësi për ta shfryrë tollumbacen e Vetëvendosjes që mori mazhorancën në Shën Valentinin e 2021.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në Kosovë tashmë opinioni është i ndarë: Kush është me Albin Kurtin e urren Edi Ramën, kush është kundër tij, po e përkrah gjithnjë e më shumë. Këtë betejë po e dëshiron gjithnjë e më shumë Albin Kurti, i cili duket se po i devijon çështjeve kryesore të axhendës së Kosovës, e kërkon rrugëdalje nacionaliste.

Ndërkaq, edhe vetë Rama, nuk është se i shmanget, edhe pse ende nuk ka hyrë në betejë. Marrëdhëniet e tij solide me Hashim Thaçin që është armiku kryesor i Kurtit edhe sot, takimet në familjen e Hashimit në Drenicë, kanë dhënë një efekt të rëndësishëm në opozitën e Kosovës, e cila pas arrestimit tëi sh-krerëve të UÇK-së, duket si e asfiksuar. Kjo pasi liderit e rinj janë të kompleksuar prej diskursit nacionalist të Albin Kurtit, e frikësohen që të avancohen në këtë situatë kritike.

Vetë Albin Kurti, ka tentuar para disa vitesh që të hyjë fort në Shqipëri për të rrëzuar Edi Ramën. E ka bërë që në vitin 2018, kur dërgoi njerëzit e tij të stërvitur me protesta që të jepnin një dorë gjatë lëvizjes së studentëve në dhjetor. Ndërkaq siç dihet mori pjesë në zgjedhje, si një mundësi për të shkëputur sa më shumë pjesë të majtë të votuesve të Partisë Socialiste.

Sipas të gjitha gjasave, po shohim vetëm një nxjemje të vogël të një beteje që sipas të gjitha gjasave do të vijë duke u fuqizuar, e provokuar nga të dy palët. Kurtit duket se i leverdis një përshkallëzim, por nuk se Rama po dhe do t’ja përtojë. E sipas gjasave, përplasja do të bëhet pikërisht për marrëveshjen që Kurti refuzon që ta zbatojë, atë që firmosi vetë në Ohër.

Etiketat e lidhura

Ylli Pata
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 8 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 9 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 9 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 12 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.